rrënohem

Nga Wiktionary

RRËNOHEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Shembet përdhe diçka e ndërtuar, prishet krejt, shkatërrohet. U rrënua shtëpia. Fshatrat që u rrënuan, tani janë bërë më të mira.
  • 2. fig. Pësoj humbje të rënda materiale, shkatërrohem ekonomikisht; varfërohem. Rrënohet vendi (ekonomia). Rrënohet fshatarësia. Rrënohen ekonomitë e vogla.
  • 3. Pës. e RRËNOJ.