rrëmujë

Nga Wiktionary

RRËMUJË f.

  • 1. Gjendje në të cilën mungon rregulli, çrregullim i plotë, pështjellim i madh; kund. rregull. Rrëmujë e madhe. Rrëmuja ekonomike (politike). Ka rrëmujë në shtëpi (në punë). Bën (sjell, shkakton) rrëmujë. Mbretëronte rrëmuja. Doli nga rrëmuja.
  • 2. Lëvizje e çrregullt dhe e shqetësuar e një turme njerëzish, zakonisht me zhurmë; trazirë; zhurma e mbytur që shoqëron këtë lëvizje, potere. Rrëmuja në rrugë (në sallë, në mbledhje). Rrëmuja e luftës. Në rrëmujë e sipër. U bë rrëmujë. Pushoi (mori fund) rrëmuja. Iku në rrëmujë. Përfitoi nga rrëmuja dhe u largua.
  • 3. përd. ndajf. Në gjendje të çrregullt; në pështjellim të madh; lëmsh, lesh e li. E bëri shtëpinë rrëmujë. I bëri librat (plaçkat) rrëmujë. I la punët (gjërat) rrëmujë. Shkonte puna rrëmujë. E kam kokën rrëmujë. Iu bë mendja rrëmujë.