rrëmoj

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:25 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

RRËMOJ kal.

  • 1. Gërmoj dheun duke e hequr pak nga pak. Rrëmoj tokën. Rrëmoj një varr.
  • 2. jokal. fig. Kërkoj me kujdes diçka që më nevojitet duke trazuar gjithçka me dorë ose duke këqyrur gjithandej. Rrëmoj nëpër xhepa. Rrëmoj në çantë (në sirtar). Rrëmoj nëpër shtëpi. Rrëmoj skutave. Rrëmoj nëpër dosjet (në letrat).
  • 3. edhe jokal. fig. Kërkoj për të zbuluar diçka; bëj kërkime. Rrëmoj libra e revista. Rrëmoj nëpër biblioteka e arkiva.
  • 4. fig. Përpiqem të depërtoj në të fshehtat e diçkaje, ose të rikujtoj a të zbuloj diçka të shkuar a të harruar, zhbiroj; përpiqem pak nga pak t'i zbuloj mendimet dikujt, të marr vesh ç'mendon ose ç'di për dikë a për diçka. E rrëmoi thellë punën (çështjen). Mos e rrëmo më tutje! Rrëmoj në kujtesë (në mendje).
  • 5. bised. Ngacmoj; shpoj, ngas. Rrëmoj plagën. Rrëmoj shokun. E rrëmoj që të flasë.
  • I rrëmoi barkun e preku në plagët e fshehta, i zbuloi ç'kishte në zemër.