ronitem

Nga Wiktionary
Versioni i datës 15 janar 2015 15:42 nga 77.195.178.101 (diskuto)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

RONITEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Thërrmohet, bëhet thërrmija; shkoqet; bëhet copë-copë, bie copë; grihet. Ronitet dheu. Roniten plisat (gjethet). Ronitet misri (gruri). Ronitet lakrori (peta). Janë ronitur rrobat.
  • 2. fig. Humbas krejt fuqitë, dërrmohem (nga sëmundja, nga pleqëria etj.)
  • 3. fig. bised. Rrjedh nga trutë, matufosem. U ronit nga mendja (nga trutë).