rinoj

Nga Wiktionary
Versioni i datës 14 janar 2015 15:27 nga 77.195.178.101 (diskuto)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

RINOJ kal.

  • 1. E bëj më të ri; e bëj të duket më i ri. E rinoi plakun. Këto rroba të rinojnë.
  • 2. fig. I jap gjallëri e forca të reja; e bëj ta ndiejë veten të ri; përtërij. E rinuan vendin (atdheun). I rinoi aksioni (kënga).
  • 3. Fut anëtarë të rinj në një organizatë, fut gjak të ri, e përtërij. E rinoi organizatën (partinë).