rezistoj

Nga Wiktionary

REZISTOJ kal.

  • 1. vet. veta III. I qëndron një force a një ndikimi të jashtëm; duron. U reziston goditjeve. I reziston lagështirës (zjarrit, ujit).
  • 2. I bëj ballë një veprimi të jashtëm; duroj, qëndroj (për një organizëm). I reziston të ftohtit (vapës, lodhjes). U rezistoi vështirësive (torturave).
  • 3. I qëndroj me armë një sulmi ose shtypjes; kundërshtoj me forcë, praps me vendosmëri; nuk pranoj diçka ose nuk i nënshtrohem dikujt a diçkaje. U rezistoi sulmeve të armikut. U rezistoi kërcënimeve të dikujt. Rezistoj kundër shtypjes.
  • 4. Nuk e lë veten të më pushtojë një ndjenjë ose një dëshirë që më tundon; e përmbaj veten, qëndroj. U rezistoj tundimeve të dëmshme.
  • 5. vet. veta III. E kapërcen një provë të gjatë, mbijeton. I rezistoi kohës.