retër

Nga Wiktionary
Versioni i datës 13 janar 2015 10:27 nga 77.195.178.101 (diskuto)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

RETËR f.

  • 1. Gjalmë i dredhur prej lëkure, që përdoret për të thurur anash opingat ose për t'i lidhur; dredhë e lëkurtë. Retër lëkure. Retrat e opingave. Opinga me retra. Lidh retrat.
  • 2. Rrip i hollë e i gjatë prej leshi, liri a pambuku, që përdoret për të lidhur foshnjën në djep; dizgje të holla.
  • E bëri retra (fërtele, lakër) shih te BËJ 15. U bënë retra (kryes. për këpucët, rrobat) u bënë copë-copë, u grisën. M'u bë retër m'u ngjit nga pas e nuk m'u nda pa ia plotësuar një kërkesë a një dëshirë, m'u bë rrodhe. Shtrëngoj (mbledh) retrat detyrohem të veproj në një mënyrë të caktuar nga nevoja a nga ndonjë shtrëngesë tjetër, mbledh rripat.