rekomandoj

Nga Wiktionary
Versioni i datës 12 janar 2015 14:57 nga 77.195.178.101 (diskuto)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

REKOMANDOJ kal.

  • 1. E këshilloj a e porosit dikë si të veprojë ose si të bëjë diçka; i jap mendim të mirë për diçka duke ia paraqitur këtë si të vlefshme për ta pranuar ose për të punuar me të; këshilloj. I rekomandoj një bar (një mjekim, një pushim). I rekomandoj një libër (një vepër).
  • 2. Jap mendim të mirë me shkrim për cilësitë politike e morale të dikujt, që përgatitet për t'u pranuar në radhët e një partie ose organizate. Rekomandoj një shok (një shoqe).
  • 3. I lutem dikujt të ketë kujdes për dikë për ta përkrahur a për ta ndihmuar; ia paraqit dikë me cilësi të përshtatshme për një punë.