regjur

Nga Wiktionary
Versioni i datës 12 janar 2015 09:31 nga 77.195.178.101 (diskuto)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

REGJUR as.

  • Regjje. Mori të regjur (liri) u regj.

REGJUR mb.

  • 1. Që është përpunuar me lëndë të veçanta dhe që ka fituar cilësitë e nevojshme për t'u përdorur (për lëkurën). Lëkurë e regjur.
  • 2. Që ka qëndruar në shëllirë për një kohë të gjatë dhe ka fituar disa cilësi të veçanta, që është bërë turshi. Domate (lakra) të regjura. Ullinj (tranguj) të regjur.
  • 3. fig. Që është stërvitur dhe mësuar në kushte të vështira; që ka fituar përvojë të madhe, që është i rrahur me jetën; i kalitur. Me trup të regjur. Njeri (ushtarak, kuadër) i regjur.
  • 4. keq. Që ka kohë që merret me një veprimtari të dëmshme dhe nuk heq dorë prej saj, i betuar. Kriminel (spiun, agjent, armik) i regjur. Ujk i regjur.
  • I regjur (i rrahur) me vaj e me uthull shih te VAJ, ~I I.