regjistër

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

REGJISTËR I m.

  • Fletore e madhe, zakonisht e ndarë me vija sipas nevojës, ku shënohen emra, shifra, fakte etj. që të ruhen e të përdoren më pas për qëllime të ndryshme. Regjistri i llogarisë (i magazinës). Regjistri i klasës. Regjistri i kompanisë. Regjistri i të sëmurëve. Regjistri themeltar i shtetasve libri që mbajnë zyrat e gjendjes civile, në të cilin shënohen të dhënat e plota për çdo shtetas (emri, mbiemri, atësia, amësia, seksi, vendlindja, data e lindjes, martesa, vdekja dhe çdo ndryshim tjetër që bëhet me vendim të organeve të pushtetit ose të gjykatës). Regjistri i anijes libri i anijes. Regjistri i amzës. Regjistri i hotelit. Shkruaj (shënoj, hedh) në regjistër.

REGJISTËR II m.

  • 1. muz. Një nga pjesët e shkallës muzikore të një vegle ose të zërit të njeriut; shtrirja e zërit të një këngëtari. Regjistër i lartë (i mesëm, i ulët). Regjistri i zërit. Regjistra të ndryshëm.
  • 2. muz. Tërësia e tasteve ose e gypave të një vegle me frymë, që japin të njëjtën shkallë muzikore. Regjistri i fizarmonikës (i organos). Ndërroj (shtyp) regjistrin.
  • 3. tek. Mjet i posaçëm që shërben për të rregulluar në një masë të caktuar lëvizjen ose punën e një aparati a të një mekanizmi; mënyra e përpiktë ose masa, sipas së cilës duhet të punojë një aparat a një mekanizëm. Regjistri i orës. Vë në regjistër.