regjim

Nga Wiktionary
Versioni i datës 12 janar 2015 09:16 nga 77.195.178.101 (diskuto)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

REGJIM m.

  • 1. Sistemi shtetëror për qeverisjen e një vendi; mënyra e drejtimit dhe e organizimit politik, ekonomik dhe shoqëror në një shtet. Regjim socialist (popullor, demokratik, përparimtar). Regjim borgjez (kapitalist, fashist, antipopullor, reaksionar). Regjim republikan (monarkik, diktatorial). Regjim i ri (i vjetër). Regjim i kalbur. Regjim shtypës (despotik, shfrytëzues). Regjim kukull (i hurit e i litarit). Krerët e regjimit. Kriza e regjimit. Përmbysën regjimin kapitalist.
  • 2. Rendi sipas të cilit njeriu ushqehet, punon, pushon ose jeton, duke ndjekur disa rregulla, që u përshtaten nevojave, kërkesave e gjendjes së tij. Regjimi ditor (javor). Regjim i rregullt (i rreptë). Regjim sportiv. Regjimi i ushqimit (i gjumit, i punës). Regjim shtrati. mjek. të ndenjurit e një të sëmuri shtrirë në shtrat derisa të shërohet. Regjimi i nxënësit (i fëmijës, i të sëmurit). Zbatimi i regjimit. Mbaj (prish) regjimin.
  • 3. spec. Ecuria e një pune ose e një procesi, mënyra dhe rregullat e punës ose të funksionimit të diçkaje; rrethanat në të cilat kryhet një punë ose një proces. Regjim i ndryshueshëm (i përhershëm). Regjimi teknologjik. Regjimi i punës. Regjimi i shpimit (i lëvizjes, i djegies). Regjimi i motorit. Regjimi i zjarrit. usht. Regjimi i ujitjes. bujq.
  • 4. gjeogr., bujq. Kushtet në të cilat ndodh a zhvillohet një dukuri meteorologjike ose e lidhur me ujërat, rregullsia e përsëritjes së një dukurie të tillë. Regjimi ujor. Regjimi i lumit ndryshimi i sasisë së ujit të lumit gjatë stinëve. Regjimi i reshjeve. Regjimi termik (i tokës, i atmosferës).
  • Regjimi i kursimit ek. metodë e drejtimit të ekonomisë socialiste, që ka për qëllim të shtohet prodhimi dhe të kryhet çdo punë me shpenzime sa më të pakta e duke shfrytëzuar rezervat e brendshme.