recidiv

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

RECIDIV m. mjek.

  • 1. Rishfaqje a përsëritje e një sëmundjeje pasi jemi shëruar prej saj. Recidivat e sëmundjes (e malaries). Jep recidiva.
  • 2. drejt. Përsëritja e një vepre shoqërisht të rrezikshme nga një njeri, që është dënuar më parë me gjyq.
  • 3. libr. Rishfaqje e një vetie, tipari a dukurie (zakonisht negative) të së kaluarës; përsëritje e një vesi a huqi, nga i cili dikush kishte hequr dorë. Recidiva të ideologjisë mikroborgjeze. Recidiva të botëkuptimeve patriarkale. Luftojnë kundër recidivave.
  • 4. si mb. ~, ~E. Që rishfaqet, që përsëritet edhe një herë, që del përsëri. Vepra recidive.