realizëm

Nga Wiktionary
Versioni i datës 11 janar 2015 13:05 nga 77.195.178.101 (diskuto)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

REALIZËM m.

  • 1. Aftësia për të kuptuar qartë dhe për të marrë parasysh kushtet e mundësitë e realitetit, kur veprojmë ose arsyetojmë për diçka; vështrimi realist i gjendjes dhe i rrethanave. E shoh (e gjykoj, e vlerësoj) me realizëm. Veproj me realizëm.
  • 2. art., let. Metodë e njohjes dhe e pasqyrimit artistik të jetës, sipas së cilës shkrimtari ose artisti i riprodhon jetën dhe karakteret me vërtetësi dhe në lidhje me rrethanat tipike të formimit e të zhvillimit të tyre; drejtim në art dhe në letërsi, që ndjek parimet e kësaj metode; paraqitja e jetës dhe e botës në një vepër letrare ose artistike sipas kësaj metode. Realizmi socialist metodë artistike e letërsisë dhe artit, e cila, pasqyron me vërtetësi e me besnikëri realitetin historik në zhvillimin e tij. Realizmi kritik drejtim letrar dhe artistik përparimtar, përfaqësuesit e të cilit e pasqyrojnë me besnikëri jetën, duke zbuluar në mënyrë kritike kontradiktat e thella të rendit feudo-borgjez.