real

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:24 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

REAL mb.

  • 1. Që ekziston me të vërtetë, që është në botën e vërtetë të sendeve e të dukurive, që nuk është vetëm në përfytyrimin e njeriut ose që nuk është nxjerrë nga koka e njeriut, i vërtetë, që ka ndodhur me të vërtetë. Bota reale. Sendet reale. Ngjarje reale. Fakt real. Gjendja reale. Kushte (lidhje) reale. Nevojë reale. Ka një bazë reale.
  • 2. Që i ka të gjitha mundësitë për t'u bërë në të vërtetë, që mbështetet në kushtet e vërteta për t'u plotësuar, që mund të vihet në jetë a të zbatohet plotësisht, i realizueshëm. Plan (planifikim) real. Parashikim real.
  • 3. Që është në përputhje me sasinë ose me vlerën e vërtetë të përcaktuar. Vlera reale. Pesha reale. Të ardhurat reale. Paga reale. ek. aftësia që ka paga e punës së një punonjësi për të blerë sendet që i nevojiten për të jetuar e për të plotësuar kërkesat e veta kulturore dhe ato të familjes.
  • Numrat realë mat. numrat e zakonshëm të dalluar nga numrat imagjinarë. Shkencat reale vjet. shkencat natyrore, të dalluara nga shkencat shoqërore.