reaksion

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:24 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

REAKSION I m.

  • 1. libr. Lëvizje ose ndryshim tjetër që bën një organizëm kur mbi të vepron një ngacmues i jashtëm a i brendshëm, kundërveprim i organizmit ndaj një ndikimi. Reaksioni i lëkurës (i organizmit). I bën (i shkakton, i jep) reaksion.
  • 2. libr. Kundërveprim; reagim. Aksioni dhe reaksioni. Shkakton reaksion. Si reaksion ndaj kësaj.
  • 3. kim. Bashkëveprim midis dy a më shumë lëndëve gjatë shndërrimeve kimike. Reaksion kimik. Reaksion shkëmbimi (zëvendësimi, zbërthimi). Reaksion acid (termik). Reaksioni i tokës. bujq. gjendje e tokës, që përcaktohet nga përpjesëtimi i disa lëndëve të nevojshme për bimët. Hyn në reaksion. Merr pjesë në reaksion. Kryhet (zhvillohet) një reaksion.
  • 4. tek. Kundërveprimi i gazrave, që shtyjnë përpara një send duke dalë me forcë nga pas. Aeroplan (motor) me reaksion.
  • Reaksion bërthamor fiz. zbërthimi i bërthamave të atomeve të një elementi, si pasojë e të cilit ai shndërrohet në një element tjetër, duke lëshuar energji të madhe. Reaksion zinxhir
  • a) fiz., kim. shndërrim kimik ose zbërthim i pandërprerë i elementeve dhe i lëndëve, gjatë të cilit produktet e zbërthimit marrin pjesë në procesin e mëtejshëm;
  • b) fiz. varg veprimesh ose rrjedhimesh, që lidhen njëri me tjetrin dhe që nisin nga një shkak i vetëm fillestar.

REAKSION II m.

  • 1. Politikë e klasave shfrytëzuese, që mbrojnë sistemin e vjetër sundues, shtypin egërsisht çdo lëvizje revolucionare, luftojnë kundër përparimit shoqëror dhe përpiqen të ruajnë me çdo kusht të drejtat dhe privilegjet e veta ose t'i rikthejnë këto, kur janë mundur nga revolucioni; regjimi i egër që vendosin këto klasa; kundërshtimi i çdo përparimi dhe zhvillimi shoqëror, qëndrimi kundër së resë e përparimtares. Reaksion i zi. Periudhë reaksioni. Organe të reaksionit borgjez (feudal).
  • 2. përmb. Forcat e klasave shfrytëzuese, që ndjekin këtë politikë ose që kanë vendosur një regjim të tillë; kundërrevolucionarët, reaksionarët. Reaksioni i jashtëm (ndërkombëtar, i brendshëm). Forcat e reaksionit. Qendra e reaksionit. Krerët e reaksionit. Lufta kundër reaksionit. E shpartalluam reaksionin.