rastis
Appearance
RASTIS jokal.
- 1. Gjendem, ndodhem rastësisht në një vend, qëlloj. Rastisa edhe unë aty. Rastisëm të gjithë në shtëpi. Ku të rastisë.
- 2. vet. veta III edhe pavet. Ngjet në mënyrë të rastit, qëllon papritur; ndodh ngandonjëherë, bie rasti, godit, qëllon. I rastisi një sëmundje e papritur (një vdekje). Rastisi një të shtunë. Më rastis të bisedoj me të. S'më rastis të shkoj. Nuk më ka rastisur ta shoh (ta lexoj). Si të rastisë.
- 3. edhe kal. bised. Takoj, ndesh rastësisht dikë; gjej rastësisht dikë a diçka, ndesh. E rastisa në rrugë. Rastisi në një djalë të mirë.
- 4. vet. veta III bised. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më gjendet rastësisht, kam rastësisht. Nuk më rastisën para me vete.