rasë

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:24 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)

RASË I f.

  • 1. gjuh. Secila nga trajtat e ndryshme që merr emri, mbiemri ose përemri gjatë lakimit, që shpreh një kuptim të caktuar gramatikor dhe që shërben për ta lidhur fjalën përkatëse me gjymtyrët e tjera të fjalisë; kategoria gramatikore që shprehet me këto trajta. Rasa emërore (gjinore, dhanore, kallëzore, rrjedhore, thirrore, vendore). Rasa parafjalore. Rasë e drejtë (e zhdrejtë). Rasat e emrit. E lakoi në të gjitha rasat.
  • 2. bised. Rast. Me këtë rasë. Kur ta bjerë rasa. Pret rasën. Me rasë e pa rasë.

RASË II f.

  • Rrobë e sipërme prej pëlhure të zezë, e lirshme, me mëngë të gjera dhe e gjatë deri te këmbët, të cilën e veshin klerikët ortodoksë (në vendet ku vepron kisha ortodokse). Rasa e zezë. Rasa e priftit. Vuri (hoqi) rasën.