raportoj

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:24 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

RAPORTOJ kal. dhe jokal.

  • 1. Njoftoj me shkrim ose me gojë një organ më të lartë a epror ose një përgjegjës për plotësimin e një detyre, për një çështje ose për gjendjen e një pune; vë në dijeni. I raportoj komandantit (përgjegjësit, drejtorisë, ministrisë). Raportoj për planin (për masat). Raportoj me shkrim (me gojë). Raporton çdo ditë (çdo muaj).
  • 2. Mbaj një raport para një organizate ose një mbledhjeje për veprimtarinë e kryer gjatë një periudhe dhe për çështjet e detyrat që dalin. I raportoi konferencës (mbledhjes). Raportoi në kongres. E ngarkuan për të raportuar.
  • 3. bised. Kallëzoj për dikë, njoftoj fshehurazi për dikë.