racional

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:24 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

RACIONAL mb. libr.

  • 1. Që mbështetet në arsyen e shëndoshë, që është në përputhje me logjikën e ngjarjeve e të rrethanave të jetës; që është peshuar e llogaritur mirë ose që është organizuar me baza shkencore; i arsyeshëm. Metodë racionale. Zgjidhje racionale. Përdorim (shfrytëzim, organizim) racional. Shpërndarje racionale e forcave. Në mënyrë racionale.
  • 2. mat. Që mund të jepet në trajtën e një thyese me numra të plotë (për numrat); që nuk përmban një rrënjor (për shprehjet algjebrike). Numrat racionale. Shprehje racionale.
  • 3. filoz. Që bëhet me anë të arsyes. Njohja racionale.