rënkoj

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:25 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

RËNKOJ jokal.

  • 1. Shpreh dhembjen ose pikëllimin me oh e me ah, nxjerr tinguj të përvajshëm. Rënkon i sëmuri. Rënkon kafsha. Rënkon nga dhembja (nga hidhërimi).
  • 2. vet. veta III fig. Nxjerr një tingull të mbytur e të zgjatur; gjëmon. Rënkojnë malet. Rënkon pylli. Rënkon lumi (deti).
  • 3. fig. Vuaj shumë, heq nën zgjedhën e dikujt a të diçkaje. Rënkonte vendi. Rënkonte nën zgjedhën (nën thundrën) e huaj. Rënkonin nga taksat.
  • 4. kal. bised. Ngushëlloj për një vdekje; shpreh hidhërimin tim për një të vdekur. Vajti për të rënkuar.