rëndohem

Nga Wiktionary
Versioni i datës 13 janar 2015 08:35 nga 77.195.178.101 (diskuto)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

RËNDOHEM vetv.

  • 1. Ngarkohem me një peshë më të madhe; më rritet pesha përsipër më tepër; mbushem; kund. lehtësohem. U rëndua me shumë plaçka. Pemët rëndohen me kokrra. Pyjet (malet) rëndohen me dëborë. Është rënduar qerrja me gurë.
  • 2. Bëhem më i rëndë nga të ngrënët a nga të ngjallurit; mezi lëviz ngaqë jam shëndoshur tepër, nga mosha etj., plogështohem. U rëndua nga të ngrënët tepër. Është rënduar në trup.
  • 3. vet. veta III. Bëhet më i rëndë; dendësohet, bëhet më i shpeshtë; ftohet, keqësohet, acarohet (për motin, stinët). U rëndohet vapa. U rëndua shiu. U rënduan retë. U rëndua dimri (moti).
  • 4. vet. veta III. Bëhet më i rëndë; vjen në një gjendje më të rëndë a më të vështirë; keqësohet; më bëhet më i rëndë. Iu rëndua sëmundja. Iu rënduan fatkeqësitë. U rëndua gjendja.
  • 5. vet. veta III. Më bëhet më i rëndë, e ndiej më të vështirë për ta mbajtur; nuk e bëj me dëshirë; më rëndet. I është rënduar puna. I është rënduar jeta. Iu rënduan vitet.
  • 6. Marr përsipër një barrë më të rëndë nga sa duhet; më bien shpenzime të mëdha. U rënduan shumë ekonomikisht.
  • 7. fig. I bëhem barrë dikujt, i rëndem. Nuk po të rëndohem sonte për darkë. T'u rëndova me hallet e mia.
  • 8. fig. Kam një ndjenjë të rëndë, pikëllohem, hidhërohem, më vjen shumë keq. Rëndohem në zemër. Iu rëndua shpirti.
  • 9. I flas me fjalë të rënda, e prek thellë në sedër, e fyej, e lëndoj. Iu rëndua me fjalë.
  • 10. Më lënë veshët, nis të shurdhohem pak nga pak. Është rënduar ca nga veshët.
  • 11. Pës. e RËNDOJ 1-4.