qymyrgur

Nga Wiktionary

QYMYRGUR m.

Lëndë djegëse e ngurtë, me ngjyrë të zezë të shkëlqyeshme, që nxirret nga nëntoka, ku ndodhet në trajtë shtresash të formuara nga karbonizimi i ngadalshëm i bimëve prej shumë kohësh. Qymyrguri i mirë (i dobët). Qymyrguret e vendit tonë. Minierë qymyrguri. Pellg qymyrguri. Nxjerrin qymyrguri.