qira

Nga Wiktionary

QIRA f.

Shumë të hollash që paguhet në periudha të caktuara për diçka që e marrim në përdorim për një kohë sipas një marrëveshjeje. Qira e ulët (e lartë). Qiraja mujore (vjetore). Qiraja e shtëpisë. Qiraja e tokës. Biçikletë (varkë, makinë) me qira. Shtëpi me qira. Libreza e qirasë. Paguaj (laj) qiranë. Jap (marr) me qira. Zë (lëshoj) me qira.

  • Shtëpi pa qira thjeshtligj. burgu. S'e vlen barra qiranë edhe poh. shih te BARR/Ë,~A. S'e ka marrë shpirtin me qira thuhet kur dikush përpiqet të mos i pranojë detyrat a punët e rënda e të shumta, të cilat nuk i përballon dot ose i shkatërrojnë shëndetin.