qimëz

Nga Wiktionary

QIMËZ f.

1. veter. Sëmundje parazitare e kafshëve shtëpiake dhe e shpendëve, që shkaktohet nga disa krimba shumë të hollë. Qimëza e mushkërive. Qimëza e mëlçisë. I ka rënë qimëza deles.

2. mjek. Kalbëzim i indeve rreth një plage, që përhapet më tej; qime, gangrenë. Të hëngërt qimëza! mallk.