qifteli
Pamja
Çiftelia është një instrument tipik Shqiptar.Është e ndërtuar nga druri i arrës ose qershisë dhe ka një formë të zgjatur. Ka vetëm dy tela prej nga edhe e ka marrë emrin "Çift" dhe "Tela" d.m.th. dy tela çift. Shumicën e kohës përdoret teli i poshtëm.Telat shpesh janë të akorduar ne E dhe B. Çiftelia zakonisht përdoret në dasma apo edhe në koncerte me muzikë popullore. Si vegël muzikore mund të përdoret e vetme dhe e shoqëruar me instrumente te tjera përkatse si : Lahuta, Sharkia, Violina e të tjera. Krijon një melodi të bukur. Me këtë instrument këndohen këngë të ndryshme : Legjendare; Vajtuese; Erotike; Komike.