qese

Nga Wiktionary

QESE f.

1. Copë pëlhure, lëkure, letre etj. me përmasa të ndryshme, e palosur më dysh, e ngjitur a e qepur nga tri anë dhe e hapur në grykë, që zakonisht përdoret për të futur ushqime e sende të tjera që janë si pluhur a në trajtë kokrrash. Qese e vogël (e madhe). Qese letre (pëlhure, lëkure, najloni). Qese duhani. Qese baruti. Qese me miell (me sheqer, me fasule).

2. Trastë e vogël prej pëlhure a prej lëkure për të mbajtur të hollat; kuletë. Qesja e të hollave. E ka qesen plot (bosh). E mbushi qesen fitoi shumë të holla.

3. fig. bised. Të hollat ose të ardhurat e një njeriu a të një familjeje; gjendja e pasurisë në të holla e dikujt ose aftësia e tij për të paguar; kuletë. Mban qesen e shtëpisë. Ia kanë lënë atij qesen. I mban qesja i përballon shpenzimet, ka të holla. Mbahet me qesen e tjetrit jeton me të ardhurat e një tjetri, jeton në kurriz të dikujt. E kanë bashkë qesen. Sipas qeses sipas të ardhurave që ka. Shih qesen tënde! shih llogarinë tënde.

4. vjet. Shumë të hollash afër 500 grosh. E bleu dy qese. I dha një qese.

5. anat. Fshikëz që mban një lëng të organizmit. Qesja e ujit (të hollë). Qesja e lotëve. Qesja e tëmthit.

6. Copë e leshtë, e palosur dhe e qepur si dorashkë, që shërben për të fërkuar trupin me sapun kur lahemi; shparcë. Qese leshi.

  • E lidhi qesen shih te LIDH. E shkundi qesen shih te SHKUND. E zgjidhi (e hapi) qesen (kuletën, trastën) shih te ZGJIDH. Nuk më hyn në qese (në trastë, në kut) diçka shih te HYJ. I ka fryrë murrani në qese shih te MURRAN,~I. E kishte qesen të nxehtë (të ngrohtë) kishte mjaft para, e kishte xhepin plot. Të var në qese të duhanit ka aftësi të veçantë për t'i vënë të tjerët në lojë, të tall në mënyrë të hollë.