qeras

Nga Wiktionary

QERAS kal.

1. Gostit dikë me pije, me ëmbëlsira a me diçka tjetër kur vjen si mik në shtëpi. Qeras mysafirët. I qerasi nusja. I qerasi me llokume.

2. Paguaj për dikë që të pijë e të hajë diçka në një lokal. E qerasi me birrë. E ka radhën të qerasë.