qeli

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:23 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

QELI f.

1. vjet. kthinë e vogël, zakonisht e errët dhe me pak orendi, në të cilën banon murgu ose murgesha në një manastir. Qelitë e murgjve (e murgeshave, e manastirit). Dera e qelisë. Mbyllet në qeli.

2. Kthinë e vogël dhe e ngushtë në një burg, ku mbahet i veçuar një i burgosur; birucë. Qeli e errët (e lagësht). Dritarja e qelisë. E futën (e mbanin) në qeli.

3. Dhomë e vogël në qilar ku ruhen ushqimet, bimsë, quar.

  • Është qeli e mbyllur (qeli pa dritare) dikush nuk i nxjerr të fshehtat, është varr i mbuluar.