pudër

Nga Wiktionary

PUDËR f.

1. Pluhur i imët e i butë, me erë të mirë (i përgatitur zakonisht prej miellit të orizit), që përdoret në kozmetikë; pluhur i imët e i butë që përdoret si bar në mjekësi. Pudër për fytyrë. Pudër për fëmijë. Pudër talk (sulfamid). Shtresë pudre. Kuti pudre. Shkund (fshij) pudrën.

2. Diçka e bluar shumë imët, pluhur i imët. Pudër sheqeri. Pudër alumini.