publik

Nga Wiktionary

PUBLIK m.

1. Tërësia e njerëzve të një vendi, të një qyteti etj., të cilëve u bëhet e njohur diçka; masa e gjerë e popullit, popull. Publiku shqiptar. Iu drejtua publikut me anë të radios (të televizionit). Kërkon të mashtrojë publikun.

2. Tërësia e njerëzve të mbledhur diku për të parë a për të dëgjuar diçka, për të ndjekur një shfaqje, për të zhvilluar një miting etj. Publik i gjerë (i shumtë, i ngritur, i gjallë). Duartrokitjet (thirrjet) e publikut.


PUBLIK mb.

1. Që i përket gjithë popullit, që është i hapur për të gjithë, i të gjithëve; që lidhet me jetën, me punën a me veprimtarinë e të gjithëve, që i shërben gjithë popullit, që mund ta përdorë kushdo; që administrohet nga shteti, i shtetit; botor. Opinioni (mendimi) publik. Transporti publik. Shërbimet publike. Sigurimi (rendi) publik. Qetësia publike. Vepra (ndërtime) publike. Lokal publik. Banjë (nevojtore) publike.

2. Që bëhet para të tjerëve ose para një publiku të gjerë, në prani të të gjithëve, botor; që bëhet me pjesëmarrjen e gjerë të popullit, i përgjithshëm; popullor. Shitje publike. Kritikë (përgjigje) publike. Skandal publik. Fjalim publik. Shfaqje publike. Mbledhje (festë) publike. Manifestime publike.

  • Shtëpi publike ndërtesë ku mbahen me qëllim shfrytëzimi gra që shesin trupin e nderin e tyre për të siguruar mjetet e jetesës (në vendet borgjeze).