pronë

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:22 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)

PRONË f.

1. ek. Formë e caktuar historike e përvetësimit të të mirave materiale, e në radhë të parë e mjeteve të prodhimit. Prona socialiste (shoqërore) pronë shoqërore mbi mjetet e prodhimit dhe mbi produktet e punës, që është bazë e shoqërisë socialiste, e marrëdhënieve socialiste në prodhim. Prona kooperativiste prona, që i përket grupit të punonjësve të fshatit, të bashkuar vullnetarisht në kooperativën bujqësore. Pronë vetjake tërësia e të ardhurave nga puna dhe nga burime të ligjshme. Pronë e përbashkët. Pronë kolektive. Pronë private. Pronë kapitaliste shtetërore ndërmarrjet dhe degët e veçanta të ekonomisë kapitaliste, që janë pronë e shtetit dhe që përdoren nga ai për të rritur fitimet e monopoleve e të klasës burokratike nëpërmjet shfrytëzimit të masave të gjera punonjëse brenda vendit dhe në vende të tjera. Prona feudale mbi tokën. Qëndrimi socialist ndaj pronës shoqërore. Forcimi (fuqizimi) i pronës shtetërore (kooperativiste). Forcojmë (mbrojmë) pronën socialiste. Bëhet (kthehet në) pronë e të gjithëve. E shndërroi në pronë shoqërore.

2. Pasuri që i përket dikujt. I zoti i pronës. E ka pronën e vet.

3. hist. Arat bashkë me shtëpinë; toka, çifligu.

  • Plotësi i pronës gjuh. gjymtyrë e dytë e fjalisë e shprehur me një emër, që tregon pronësi a përkatësi.