probabilitet

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

PROBABILITET m.

1. libr. Gjasë, mundësi. Ka probabilitet.

2. filoz. Shkalla e mundësisë objektive që të realizohet një ngjarje e caktuar, e cila varet nga rrethanat e rastit; lidhja midis rrethanave të rastit dhe ngjarjes, midis rastësisë dhe mundësisë.

  • Teoria e probabilitetit mat. degë e matematikës, e cila studion ligjësoritë e dukurive të rastit, duke u mbështetur në qëndrueshmërinë statistikore të dendurive të shfaqjes së këtyre dukurive, që mund të përsëriten në një numër të pakufizuar herësh.