pritës

Nga Wiktionary

PRITËS mb.

1. Që të pret mirë si mik në shtëpinë a në vendin e vet. Njeri pritës. Shtëpi pritëse.

2. zyrt. Që merr në dorëzim diçka, që pret mallin a diçka tjetër. Ndërmarrje pritëse.

3. bujq. Që hapet në tokë për të pritur rrjedhën e ujërave. Kanale pritëse.