prindëror

Nga Wiktionary

PRINDËROR mb. libr.

1. Që ka të bëjë me prindërit, që u përket prindërve, i prindërve; që rrjedh nga prindërit. Vatra (streha) prindërore. Tipare prindërore. Detyrat (të drejtat) prindërore.

2. Që është tipar dallues për prindërit, që është veti e prindërve; i prindërve. Dashuria prindërore. Kujdes prindëror. Ndjenja prindërore.