presë

Nga Wiktionary

PRESË I f.

1. Pjesa e metaltë e briskut, e thikës, e shpatës etj. pa dorezën; ana e mprehtë e thikës, e sëpatës a e një mjeti tjetër prerës, pjesa që pret, ten. Presë e mprehtë. Presë e thikës (e briskut, e sëpatës, e kosës, e bajonetës). Thikë me dy presa.

2. fig. Goditje kryesore, ana më e mprehtë dhe më e rëndësishme e diçkaje; teh. Presa e luftës. E drejtoi presën e fjalimit nga...

3. Vendi ku ndahet uji i kanalit a i vijës për të ujitur arën; secila nga vijat e vogla që të çojnë ujin nëpër hullitë e një are; hulli e hapur tërthorazi me plug në një arë për t'u prerë rrugën ujërave. Ndan presën. Ujit me presa.

4. Ledh me gurë a cfrat në një lumë për t'u prerë rrugën peshqve.

  • Është (qëndron) në presë (në teh) të briskut (të thikës, të shpatës) shih te TEH,~U. Është thikë (presë) me dy presa shih te THIKË,~A.


PRESË II f. tek.

Makinë e posaçme që shërben për të përpunuar diçka ose për t'i dhënë formë me anë të shtypjes. Presë horizontale. Presë mekanike (hidraulike). E futi (e vuri) në presë.