prejardhur

Nga Wiktionary

PREJARDHUR mb.

1. Që vjen a përftohet nga diçka tjetër, që ka lindur nga një gjë tjetër; që e ka fillimin, burimin a zanafillën diku, që nuk është i pari. Ngjyra të prejardhura.

2. gjuh. Që është formuar me anë ndajshtesash fjalëformuese duke kaluar nga një pjesë ligjërate në një pjesë tjetër. Fjalë e prejardhur. Emra (mbiemra) të prejardhur.