Jump to content

pranga

Nga Wiktionary

PRANGA vet.

1. Zinxhir a hekura me hallka të kapura njëra me tjetrën, që përdoren për t'i lidhur duart dikujt që arrestohet a burgoset; hist. zinxhir me hallka të forta, që përdorej nga skllavopronarët për t'u lidhur këmbët dhe duart skllevërve. I vunë prangat. I hodhi (i shtiu) prangat. E lidhën me pranga. Iu gjetën prangat në varr.

2. fig. Diçka që të mban të lidhur e të mbërthyer, që të pengon të veprosh e të ecësh përpara; diçka që të mban të ndrydhur; pengesë e fortë që dikush i vë një tjetri; sundim i egër. Prangat e kanunit (e zakoneve prapanike, e fanatizmit). Prangat e robërisë (e skllavërisë, e pushtuesve). Thyen (këputën) prangat. U çlirua nga prangat.