poshtëroj

Nga Wiktionary

POSHTËROJ kal.

1. E ul dikë në sy të të tjerëve, i marr nderin duke e sharë e duke e fyer rëndë, duke e trajtuar keq etj., e bëj me turp; ul nderin, personalitetin, figurën e dikujt, nxij. Poshtëroi babanë. Poshtëroi veten. Kanuni e poshtëronte gruan. Qortoje, po mos e poshtëro!

2. Bëj që të humbasë vlerën, rëndësinë a emrin e mirë që ka pasur, bëj që të mos vlejë fare.

3. bised. Vë poshtë, mund, mposht. I poshtëruan armiqtë.