polarizim

Nga Wiktionary

POLARIZIM m.

1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve POLARIZOJ, POLARIZOHET. Polarizimi i shoqërisë kapitaliste.

2. fiz. Ndryshimi i drejtimit të lëkundjeve në valën e dritës a në valët elektromagnetike gjatë pasqyrimit dhe përthyerjes ose kur burimi i valëve futet në fushë magnetike. Polarizimi i dritës.

3. elektr. Ndryshimet që ndodhin në sipërfaqet e elektrodave gjatë kalimit të rrymës elektrike dhe që shkaktojnë lindjen e poleve të kundërta. Polarizimi i elektrodave (i pilës).