plotësues

Nga Wiktionary

PLOTËSUES m.

Diçka që i shtohet një tjetre për ta bërë më të fortë, lëndë a diçka tjetër plotësuese.


PLOTËSUES mb.

1. Që i shtohet diçkaje për ta bërë të plotë a më të plotë; që bëhet edhe një herë për të plotësuar ndonjë zbrazëti; ndihmës. Ushqime plotësuese. Të dhëna (njoftime) plotësuese. Provim plotësues. Material plotësues. Literaturë (pjesë) plotësuese. Masa (kërkesa) plotësuese. Plehërim plotësues. Prashitje plotësuese. Punime plotësuese.

2. drejt. Që zëvendëson atë që mungon. Anëtar plotësues. Gjyqtar plotësues.

  • Kënd plotësues gjeom. këndi që së bashku me një tjetër bën një kënd të drejtë.