pleksem

Nga Wiktionary

PLEKSEM vetv.

1. vet. veta III. Lidhet keq diçka me një tjetër sa nuk zgjidhet dot, ngatërrohet; kund. shplekset. U pleksën fijet.

2. vet. veta III fig. Gërshetohet; ndërthuret. Lufta për çlirim u pleks me luftën për drejtësi shoqërore.

3. Lidhem ngushtë e shoqërohem me dikë dhe nuk mund të shkëputem më prej tij; hyj në një çështje që nuk më takon a në një punë jo të mirë; ngatërrohem. U pleks me një rrugaç. Mos u pleks me të!

4. Pës. e PLEKS.