plasur

Nga Wiktionary

PLASUR mb.

1. Që është çarë pak, i krisur. Enë e plasur. Mur i plasur.

2. Që ka filluar të hapet, që ka nisur të rrjedhë (për një plagë, një çiban etj.). Çiban i plasur.

3. fig. Shumë i brengosur, i pikëlluar, zemërplasur; i shkretë, i mjerë, i gjorë. Vdiq i plasur që nuk e pa të çliruar vendin.

4. Përd. em. sipas kuptimit 3 të mbiemrit. Ç'e gjeti, të plasurin!

  • Me buzë (me zemër) të plasur shumë i dëshpëruar, i pikëlluar. Është pushkë e plasur (dyfek i plasur)

a) dikush është plakur shumë e nuk është më i zoti për punë, s'bën dot me punë;

b) diçka nuk vlen më për diçka, nuk është e sigurt.