pistoletë
Appearance
PISTOLETË f.
1. Armë zjarri automatike me karikator, me tytë të shkurtër e me vjaska, që mbahet në brez dhe përdoret me një dorë. Pistoletë luftarake (sportive). Fishekë pistolete. Qëlloi me pistoletë. Nxori pistoletën.
2. Mjet në trajtën e kësaj arme, që përdoret për punë të ndryshme. E spërkatin (e lyejnë) me pistoletë.
3. tek. Çekiç automatik me një turjelë shpuese, që vihet në veprim me ajër të ngjeshur. Pistoletë pneumatike. Pistoletë goditëse. Rrëzojnë qymyrin me pistoletë. Shpojnë shkëmbin me pistoletë. Uturijnë pistoletat e minatorëve.