pionier

Nga Wiktionary

PIONIER m.

1. Ai që hedh hapat e para ose çan i pari një rrugë të re në një fushë të panjohur a të pazhvilluar të veprimtarisë; ai që i pari ose ndër të parët vë themelet e diçkaje në një fushë të shkencës, të kulturës etj. Pionieri i arsimit kombëtar. Pionier i lëvizjes punëtore.

2. Anëtar i organizatës që përfshin fëmijët nga mosha dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjeç. Pionier i dalluar. Organizata e pionierit (e pionierëve). Çeta e pionierëve. Pallati i pionierit. Shtëpia e pionierit. Shamia e kuqe e pionierit. Udhëheqës (udhëheqëse) pionierësh.