Jump to content

pilaf

Nga Wiktionary

PILAF m.

Gjellë e përgatitur vetëm me oriz, i cili zihet në ujë a në lëng mishi, bëhet i thatë e i shkrifët e përvëlohet me gjalpë; sasi nga kjo gjellë sa nxë një pjatë. Pilaf me kimë (me salcë, me djathë). Pilaf me kos. Porositën nga një pilaf.

  • Pas pilafit pasi ka marrë fund një punë; me shumë vonesë, pas së vjelash, kur s'ka më nevojë për të. Pilaf me gozhdë shih te GOZHD/Ë, ~A. Nuk më ftohet pilafi (byreku) thjeshtligj. nuk bëhem merak fare për diçka, nuk më bëhet vonë. E gjeti lugën në pilaf keq. shih te LUG/Ë, ~A. Nuk mban më ujë pilafi (orizi, kosi, vera) shih tek UJ/Ë, ~I. I mbeti luga në pilaf iron. shih te LUG/Ë, ~A. Hyn (futet) si luga në pilaf keq., shih te LUG/Ë, ~A.