pilë

Nga Wiktionary

PILË I f.

1. Dy arra njëra mbi tjetrën ose tri arra të afruara me një kokërr tjetër përsipër, që i vënë fëmijët në tokë kur luajnë duke i gjuajtur me një arrë më të madhe. Një pilë arrash. I ra pilës.

2. Gur a dru ku mbështetet pilca.

3. Këmbë ure prej betoni e me përmasa të mëdha.

4. Secili nga trarët e mëdhenj, që vihen në urat e drunjta.

5. Brezi i murit.

6. Breg i vogël, bregore, sop. E ndoqi pilë më pilë e ndoqi këmba-këmbës.

7. përd. ndajf. Njëra mbi tjetrën, në dy shkallë (për arrat kur luajnë fëmijët); njëri mbi tjetrin. Pilë më pilë njëri mbi tjetrin dhe pa rregull. I vuri arrat pilë.

  • I ka punët pilë dikush nuk ka asgjë të sigurt, e ka gjendjen të paqëndrueshme.


PILË II f. fiz. elektr.

Aparat që shndërron një reaksion kimik, një reaksion bërthamor ose nxehtësinë në energji elektrike; mjet që shërben si burim i energjisë elektrike. Pilë elektrike. Pilë atomike. Pila e Voltës pilë e përbërë prej disa pllakëzash zinku, të ndara nga disa rrathë cohe të ngopur me acid sulfurik. Pilë e thatë bateri.