pikoj

Nga Wiktionary

PIKOJ kal.

1. Bëj me pika; spërkat një rrobë a diçka tjetër me pika lyre, boje etj., ndyj me pika të një lëngu; pikalos. Pikoi rrobat me lyrë. E pikoi me ujë.

2. jokal. vet. veta III. Rrjedh pika-pika, bie me pika. I pikojnë lotët. Pikojnë strehët. Pikon dylli nga qiriu. Po pikon shi.

3. jokal. vet. veta III. Lë të kalojnë a të rrjedhin pikat e ujit, të shiut ose të një lëngu tjetër. Pikon çatia. Pikon kazani (voza).

4. jokal. Bie vetë nga dega e një peme kur piqet, kur krimbet etj., pik (për kokrrat e pemëve). Pikonin mollët e krimbura.

5. shih PIK 1.

  • I pikon zemra vrer ka një vuajtje të madhe; brehet nga dëshpërimi, nga zemërimi etj. I pikoi (i piku) në zemër për dikë a për diçka shih te ZEM/ËR,~RA. I pikon syri gjak shih te SY,~RI. I pikon gjak shpata shih te SHPAT/Ë,~A. Më pikon (më kullon, më rrjedh) zemra gjak shih te ZEMË/R, ~RA. Në mos rrjedhtë, pikon sido që të jetë del një përfitim, sado i vogël. Ku ka rrjedhur, do të pikojë shih te RRJEDH. I zoti e di ku i pikon çatia (shtëpia) fj. u. shih te ZOTI (i).