pestë
Appearance
PESTË num. rresht.
- 1. Që i përgjigjet numrit pesë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj.; që vjen menjëherë pas të katërtit. Radha (banka) e pestë. Dita e pestë. Muaji (viti) i pestë. Lojtari i pestë. Klasa e pestë. Në orën e pestë të mësimit.
- 2. përd. em. f. Një nga të pesë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e pesta. Katër të pestat.
- 3. Përd. em. sipas kuptimit të numërorit rreshtor. E pesta A klasa e pestë A. I pesti arriti shumë vonë. Doli i pesti. Kolona e pestë shih te KOLON/Ë, ~A.