penë

Nga Wiktionary

PENË f.

  • 1. Mjet për të shkruar me bojë, që ka një bisht të hollë prej druri, në krye të të cilit vihet një copë e vogël e metaltë me majë të hollë e të çarë; maja e këtij mjeti që shkruan. Penë shkrimi (vizatimi). Njerëzit e penës ata që shkruajnë, shkrimtarët. Bisht (majë) pene. Mbajtëse (kuti) penash. Gërvisht pena. Është i penës di të shkruajë bukur, i vjen doresh shumë për të shkruar. Ka luftuar me pushkë dhe me penë ka luftuar me armë dhe me dituri, me shkrime etj.
  • 2. fig. Ai që shkruan një vepër, zakonisht, letrare; shkrimtar a publicist. Penë e njohur (e re, e shquar).
  • Me një të rënë të penës (të lapsit) shih te RËN/Ë,~ A (e). E mprehu (mirë) penën (lapsin) libr. e thelloi përmbajtjen dhe e përsosi më tej formën, stilin etj. në shkrimet e tij, e mprehu kritikën, luftën etj. kundër dikujt a diçkaje në shkrimet e tij. Rroku penën, iu përvesh një pune të madhe me shkrim për qëllime të caktuara. I shket pena dikujt shih te SHKAS. E mban (e ka) penën të mprehtë ruan po atë forcë, po atë thellësi e po atë formë të lartë në shkrimet e tij, shkruan gjithnjë me mprehtësi, nuk e ul forcën në shkrimet e tij.