pazarllëk

Nga Wiktionary

PAZARLLËK m.

  • 1. Bisedë që bëjnë blerësi dhe shitësi, duke dhënë e duke marrë njëri me tjetrin, për të rënë në ujdi për çmimin e mallit; marrëveshja që arrijnë ata për çmimin e mallit; pazar. Bëri pazarllëk me fshatarin. Hyri në pazarllëk me të.
  • 2. keq. Marrëveshje e ulët, jo e ndershme që bëjnë dy a me shumë njerëz, palë, shtete etj. për interesa të ngushta në dëm të dikujt; lëshim i padrejtë që i bëhet dikujt. Pazarllëk i turpshëm. Pazarllëk politik. Rruga e pazarllëqeve diplomatike. Ne s'bëjmë kurrë pazarllëk me parimet. Hynë në pazarllëqe.